Publikohet video e sherrit të ish deputetit demokat Luçiano Boçi me biznesmenin Gjergj Luca. Nga video e mëposhtme, shihet se si ish-deputeti i PD-së godet me grusht biznesmenin, ndërsa badigardi i Boçit e mbante Lucën.
Më pas, i vjedh dhe telefonin biznesmenit. Tashmë përplasja ka përfunduar në Prokurori, ndërsa vetë Boçi është justifikuar, duke thënë se telefonin nuk e ka vjedhur, por e ka pasur të vetin.