Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të programit “Rruga drejt 25 prillit-Shërbimet për Qytetarët dhe Biznesin”, ka deklaruar se 95% e shërbimeve që bëjnë zyrat e shtetit për dokumenta janë online ndërsa sipas tij para 7 vitesh ishin vetëm 1%.

“1207 shërbime nga 3 a katër që ishin d eri para 7 vitesh. 95% e shërbimeve që bëjnë zyrat e shtetit për dokumenta për qytetarët në xhepin tuaj në kompjuterin e shtëpisë tuaj. Natyrisht që e gjithë kjo përveç të tjerave ka lidhje me atë famëkeqin dhe torturuesin korrupsion. Rryshfet bashkshish. Nëse shohim se sa shumë prej jush janë spostuar tashmë nga sporteletm, llogaria është shumë e thjeshtë.

Po aq ka rënë dhe korrupsioni dhe fuqia e rryshfetit. Sot është tkurrur masivisht niveli i marrëdhënies së drejtpërdrejt qytetar shtet. 1% ishin online para 7 vitesh 95% sot. 1.87 milion që përdorin shërbimet dhe platformën. Sot janë 55 regjistra elektronikë që ndërveprojnë në kohë reale. Numri total i transaksioneve e i ndërveprimeve të kryera ishin 680 mijë. Sot shifra e fundit e 2020 është 145 milion.

145 milion që mund të shtohen dhe do të shtohen sa më shumë të rritet pjesëmarrja. Sa më pakë njerëzit në vend që të ankohen për vonesën këu vonesën atje të përdorin platformën”, tha Rama.