Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo, thotë se ftesa që i ka bërë kryeministri Rama për të garuar për deputete nën siglën e PS në zgjedhjet e 25 prillit, ka qenë e papritur.
Në një intervistë pak më parë, Bozo është shprehur se ka shkuar në Kryeministri me mendimin se do diskutonte me Ramën për ecurinë e procesit të rindërtimit, por ai i ka bërë propozimin për deputete.
“Nuk jam anëtare e asnjë partie, jam një njeri I pavarur që punoj pa interes. I vetmi propozim dhe I pari që më befasoi ishte nga PS.
Më erdhi e papritur dje. Në atë takim vajta për tjetër problem që do të diskutonim për termetin, rindëritmin se nuk mbaron tërmeti me rregullimin e shtëpive dhe doli ky propozim.
Hezitova pak për të kthyer përgjigje. Në atë diskutim, aty mu mbush mendja që të pranoja kandidimin. Edhe pse më erdhi e papritur”, tha Bozo për Fax Neës.