Nga Adriatik Doçi/ Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë sfiduar kërkesën me natyrë ultimative të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kandidatë të pastër në zgjedhjet e parlamentare të 25 prillit. Lista e kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim rezulton e mbushur me njerëz të arrestuar për vrasje në rrugë, të akuzuar për vrasje të bujshme, nga ish-kryebashkiake me dosjes në SPAK, teologë të dyshimtë, nga pijanecë etj. Pjesë e listës së LSI-së janë edhe fëmijët e gjyqtarëve dhe prokurorëve të ‘djegur’ nga Vetingut, të kallëzuar dhe të arrestuar për korrupsion.

Vojo Bregu – Në listën e Tiranës, ndonëse larg vijës fituese, Meta dhe Kryemadhi kanë përfshirë edhe Vojo Bregun, ish-sekretarin e përgjithshëm në Ministrisë së Bujqësisë kur drejtohej nga Edmond Panariti. Sot në duar e SPAK ka një dosje me 500 faqe për Vojo Bregun, i kallëzuar për afera në Ministrinë e Bujqësisë, sidomos me tendera, për të cilët i bënte letrat që t’ua jepte ‘miqve’.

Miranda Rira – Ish-kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit Miranda Rira, për të cilën është depozitar në SPAK një dosje për shpërdorim detyre, është vendosur nga Monika Kryemadhi e gjashta në listë në Qarkun e Elbasanit. Rira do mbahet mend gjatë edhe për ‘pushtimin’ e Bashkisë së Përrenjasit me tarafin e saj, një mentalitet ky tipik i LSI-së.

Ermir Gjinishi – Monika Kryemadhi ka renditur të tretin në Elbasan, teologun Ermir Gjinishi, ish-nënkryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar, i arrestuar më parë si i dyshua për vrasjen e Sali Tivarit në vitin 2002, një zyrtar i lartë i KMSH. Gjinishin e larguar nga KMSH në rrethana të paqarta, ndërsa ka shpërthyer në akuza të rënda ndaj Komunitetit dhe drejtuesve. Departamenti Amerikan të Shtetit, në një dokument të vitit 2004, se për vrasjen e Sali Tivarit autoritetit kanë arrestuar Ermir Gjinishin, i cili më pas u la i lirë. Sipas dokumentit, Gjinishi mbështetej nga fondacioni Al Haramain, me lidhje të forta me grupet ekstremiste.

Sokol Skura – Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka kandiduar të pestin në Elbasan Sokol Skurën. Kandidati i LSI aktualisht ndodhet në qeli, pasi arrestuar në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Pritet që Skura të dalë nesër para gjykatës për veprën penale ‘Drejtim i mjetit në gjendje të dehur’. Skura është arrestuar edhe në 2015 për vrasjen e një kalimtari në gjendje të dehur, në Mengël të Elbasanit, por nuk është dënuar nga gjykata. Skura ka qenë nëndrejtor i Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Partia Socialiste e largoi në vitin 2015, pasi u akuzua për korrupsion në skandalin e grabitjes së rreth 500 milionë lekëve nga Fondi i Rimbursimit të Barnave.

Esmeralda Demiraj – Monika Kryemadhi ka zyrtarizuar Esmeralda Demirajn kandidate të LSI-së në Tiranë. Ajo është e bija e ish-prokurorit Skënder Demiri, i cili u arrestua në shtator të 2020 së bashku me gjyqtaren Mimoza Margjeka, me urdhër të SPAK, për një rast të dyshuar korrupsioni në drejtësi. Demiraj u la më pas në arrest shtëpie.

Aldi Fusha – Aldi Fusha është pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të LSI në Tiranë, ku është renditur i 12-ti. Aldi Fusha është djali i ish-kryeprokurorit të Tiranës, Petrit Fusha, i cili u largua nga drejtësia në shkurt të vitit 2019 nga frika e Vetingut, sapo Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i dërgoi dosjen e verifikimit dhe i kërkoi të justifikonte pasurinë. Komisioni i Vetingut e ka kallëzuar penalisht Petrit Fushën.

Përparim Spahiu – Ish-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu është renditur i pesti në listë në Tiranë. Nga një dosje të referuar në SPAK për vëllain e tij Ylli Spahiu, si ish-drejtor i Patentave, Përparim Spahiu rezulton se ka përdorur makinat e shtetit, me firmë të vëllait drejtor, në konflikt flagrant interesi. Mbetet për t’u parë nëse SPAK do të ngrejë akuzë nga kandidatit të LSI-së.

Edmond Ndou – Monika Kryemadhi ka vendosur Edmond Ndoun të dytin në listën e Shkodrës. Ditët e fundit Ndou ka nisur një fushatë marketingu, për të nxjerrë në pah ‘vlerat’ e tij. Ministria e Drejtësisë njoftonte në vitin 2017 shkarkimin e Ndout nga detyra Regjistruesin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër dhe kallëzimin e tij në fushatë, për veprën penale të përfshirjes në kundërshtim me ligjin në fushatën zgjedhore. Në atë kohë ministër Drejtësia ishte Gazmend Bardhi. Nuk dihet se çfarë është bërë me këtë kallëzim, por sot Bardhi dhe Ndou janë në një front.

Ardian Alushi – Në listën e kandidatëve të LSI-së në Fier është përfshirë Ardian Alushi, ish-drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë. Në vitin 2018, Alushi është kallëzuar penalisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, për një dëm të shkarkuar shtetit me vlerë 21 milionë euro. /Shqiptarja.com