Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij në Instagram një sekuencë nga intervista e Monika Kryemadhit e realizuar disa ditë më parë në “Opinion”. Në këtë video shihet kryetarja e LSI-së e cila po kërkon mbi një pirg shkresash.
Rama përkrah kësaj videoje ka shkruar: ☕️Ke një rrugë… është një me E që të bën magji… Qenka edhe një L që flet pas kurrizit tënd me këtë me E… Po ky me I ky kush është ky motra(?) ke një me I që vika vërdallë natën në lagje… Ja prit prit… Mos u mërzit…
Me anë të këtij përshkrimi Rama të sjell ndërmend dialogun mes fallxhoreve dhe njerëzve që shkojnë e shohin fatin me filxhanët e kafesë apo metodave të tjera.
View this post on Instagram