Deputeti Fatmir Xhafaj ka folur lidhur me fushatën elektorale të 25 prillit ku në këto zgjedhje ai së bashku me të tjerë funksionarë të lartë të Partisë Socialiste kanë zgjedhur të qëndrojnë në të ashtëquajturën “vijë zjarri”, një strategji kjo e “selisë rozë” që synon maksimalizimin e votave.

I ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, ish kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi u shfaq i qetë, ku tha se e pranoi me siguri të plotë këtë sfidë ashtu si kolegët e tij socialistë për të qëndruar i 23 në listën e Tiranës.

Ai theksoi se në këtë garë elektorale kapërcen me bindje kufirin e votave personale dhe se marrja e mandatit të deputetit për të është një nga objektivat më të vegjël.

Xhafaj tha se ka qenë i përgatitur për çdo pozicion të mundshëm qysh para shpalljes së listës duke theksuar se do e pranonte këtë sfidë edhe nëse do ishte i pozicionuar i 30.

“Mund të isha i 30 edhe sërish do pranoja. Kam beteja të cilat duhet t’i vazhdoj dhe duhet të vijoj pavarësisht kostove që duhet të paguaj. S’kam humbur asnjë betejë elektorale gjatë karrierës sime politike”, tha ndër të tjera Xhafaj.
“Ka qenë një periudhë shumë intensive për shoqërinë. Tërmeti dhe pandemia. Jam fokusuar në këto dy cështje të rëndësishme. Gjatë kësaj kohe nuk kam qenë inaktiv, Jam shprehur për tema të ditës edhe për atë që është qëllim i jetës sime reforma në drejtësi. Për një politikan serioz duhet të jetë koherent në gjërat që thotë dhe flet para publikut. Duhet të dalësh kur ke një gjë për të folur dhe për të dhënë.
Nuk bëj pjesë te ata politikanë kur në mëngjes të thonë vëlla, në drekë kriminel dhe në drakë thonë “kjo ishte politike”. Unë nuk jam pjese këtij formati. Këtë lloj politike e kam konsideruar neveritëse, pasi qytetarët duan të dëgjojnë alternativat politike.
Secila nga palët politike duhet të shpalosin alternativen e saj është e domosdoshme që të gjithë të dalin në ring.
Është një garë dyfishe për forcën politike ku ne bëjmë pjesë dhe garën brenda nesh.
Nuk e shoh si kosto që duhet të paguaj për atë që kam bërë, qenien time në listë i 23. Kishte një filozofi në ndërtimin e ekipit elektoral. Në paraqitje ne skuadrave është ndjekur një filozofi e njëjtë. Ata që janë në krye të qarqeve, ose ata që janë deputetë të ashtuquajtur senatorë, apo me shumë mandate të qëndrojnë në atë që quhet vija e zjarrit. Unë jam përtej kësaj vije dhe kjo ka qenë një cështje diskutimi. Sot nuk është ky problemi. Sot gjithçka është përcaktuar. skuadrat kanë dalë në fushë dhe pas disa ditësh do të bjerë bilbili për të filluar fushata zyrtarisht.
Kam pasur një diskutim me Veliajn si drejtues politik. Më ka bërë të njohur që ekipi elektoral do të ndërtohej mbi këtë filozofi. Unë nuk kam pasur kontakt me zotin Rama por me drejtuesin politik, Veliajn. Më ka treguar filozofinë si u ndërtua ekipi. Kam pranuar me vetëdije të plotë që të jem pjesë e kësaj filozofie. Pa hezitim. Pa dilema. Mund të jesh i pari në listë, i 10, i 30, për një politikanë karriere nuk është vendi në listë që përcakton kush je ti. Mbi bazë të votës rikonfigurohet lista. Një politikan me këtë eskperiencë dhe një marrëdhenie të gjatë me anatërt e ps dhe qytetarët nuk e ka të pamundur për tu kaluar minimumi. jam plotësosht i bindur që nuk ka asnjë problem kapërcimi i atij pragu. Pa asnjë rezreve ju them që kam qënë i përgatitur për këtë gjë. E kisha filluar këtë përgatitje para se të publikohej lista. Isha i përgatitur për të bërë këtë konkurrim. Ishtë në provë emri im, ajo që kam bërë dhe cfarë do të bëj.
Mund të jetë besim i madh që Rama ka pasur te unë që më listoi në vendin e 23. Mund të isha i 30 dhe unë do të merrja pjesë në këtë garë sepse kam një betejë të filluar dhe që do ta coj deri në fund. Kam beteja që dua ti vazhdoj. Beteja kryesore është çuarja deri në fund, do ta bëj pavarësisht kostove që kam paguar dhe do paguaj, i kam marrë parasysh.
Unë kam mbi 20 vite aktiv në PS nuk ka një rast të vetëm që unë të kem kërkuar se ku është karrigia, ku do ulem unë. nuk kam bërë asnjë betejë për hallin tim, pozicion tim. Nuk kam bërë ansjë debat për interesin tim personal. Unë kam qënë minsitër dhe e kam lënë këtë post, kam bërë disa beteja elektorale dhe nuk kam asnjë betejë të humbur në karrierën time. Do të mbetem një socialist në shërbim të interesave të socialistëve. Beteja e madhe është beteja me kundërshtarin”, u shpreh Xhafaj teksa siguroi se për një politikan karriere kapërcimi i vijës së zjarrit s’është problem.