Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste, njëherësh deputet, në Qarkun e Fierit, Gramoz Ruçi vijon takimet me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 25 Prillit.
Ditën e sotme, Ruçi është ndalur në Cakran dhe në Sheq ku para të pranishmëve ka theksuar se qeverisja fitohet me vota dhe mbahet me punë.
Sipas tij Partia Socialiste e meriton një mandat të tretë qeverisës për shkak se me punët që ka kryer dhe po kryen ka ndryshuar dhe përmirësuar jetën e shqiptarëve.
Mes të tjerash Ruçi është shprehur se në mandatin e tretë çdo fshatar do marrë çertifikatën e pronësisë së tokës. (Lexo.al)
https://www.facebook.com/105698651606782/posts/114627464047234/
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=114478770728770&id=105698651606782