Kryeministri Edi Rama ka vënë përballë një dhe nga një të gjithë kryesuesit e listavë të PD-së me ato të propozuara nga Partia Socialiste. Kreu i qeverisë ka krahasuar me foto të gjithë emrat, ndërkohë që nuk ka munguar edhe komenti i tij ‘thumbues’ në lidhje me kandidatët. Nder te tjera ai theksoi: ‘Me kë fiton Tirana? Majko dhe Mesila… më kë fiton? Balluku apo Dash Shehu? Një pensionist dhe një pensioniste, një mjek, dhe një mjeke, zgjidhet ky për mos të zgjedhur këto? Me këtë fiton Tirana? (Nxjerr foton e Berishës) Ministrja jonë e shëndetësisë dhe e tyre (Foto nga Manastirliu dhe Petrit Vasili). Më ishte përgjigjur Qirje Vangjeli për disa fjalë që kisha thënë për të, atyre fjalëve nuk i heq asnjë presje. Po Berati me kë fiton? Këtë e njihni është Ludoviku, që gëlltiti një lugë çorbë dhe ngeli tërë jetën debatikas. Po këtu në Kavajë kush fiton?! “Gridare, gridare, ohoho” (Nxjerr foton e Grida Dumës).

Me kë fiton drejtësia, Meta apo Gjonaj? Do të më thoni nuk kandidon për deputet, ky është kryedeputeti i asaj skuadre, etja e vazhdueshme e çon në gulçime të vazhdueshme për të ndalur drejtësinë e re. Parafytyroni sikur me 25 prill të mos zgjidhjet kjo po ky. Po këtu me këtë fiton Durrës, me Palokën apo Ekonomin. Me kë fiton arsimi me Evisin apo filaxhanin (Monika Kryemadhi). Shërbëtori publik i bashkisë Londrës dhe i arratisuri nga bashkia e Kamzës. (Lavdrim Krrashi dhe Xhelal Mziu). Ja dhe zgjedhja për Korçën, me kë fiton me zonjën majtas, (Olta Xhaçka) apo lakuriqin e natës (Ervin Salianji). Ky është Leskua në restorant, është në restorant, nga një betejë në restorant, mes miqsh pasi ka përfunduar rakinë e lumit në Vlorë. Dje sikur kishit dhënë dorëheqjen, po sot i kanë dalë avujt. Mark Marku, ky është ministri i arsimit, s’po flas më!’- tha Rama.