Kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në Qarkun e Fierit vijojnë takimet në kuadër edhe të fushatës Zgjedhore për zgjedhjet e 25 Prillit.
Antoneta Dhima, e cila aktualisht mban postin e deputetes në këtë Qark ka zhvilluar një takim në njërin prej bizneset e vogla në qytetin e Fierit për t’u njohur nga afër më situatën në këtë sektor.
“Vizitë në “ Market Dhosi “ i cili administrohet dhe menaxhohet nga Odise Pango i cili ushtron aktivitetin e tij nga viti 1993 në qytetin e Patosit dhe me punën e angazhimin e tij si edhe me mbështetjen e qeverisë ka arritur të zhvillojë një biznes të suksesshëm së bashku me bashkëshorten e tij Naxhije”, shkruan ndër të tjera Dhima.
Ndërkohë që kandidati tjetër i po këtij Qarku, Petro Koçi ka zhvilluar një takim me qytetarë të fshatit Grykë dhe Shën Pjetër. Koçi shprehet se: Angazhimet tona per fshatin jane realiste, te mbeshtetura ne analize dhe pervoje te kompletuar.
Premtimet e Bashes per te ngrene me garuzhde floriri jane demostrim i nje skeme piramidale me e rrezikshme se ato te Sudes, Vefes apo Gjallices. (Lexo.al)
Home Lajme Aktualitet Fushata në Fier/ Kandidatët socialistë Koçi dhe Dhima takime me qytetarët dhe...