Ditën e sotme Partia Demorkatike dhe LSI kanë firmosur koalicionin për zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë firmosjes së marrëveshjes, në krah të Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës ndodhen përkatësisht Petrit Vasili dhe Gazmend Bardhi, mbështetësit kryesorë të koalicionit, sekretarët e përgjithshëm të partivë respektive.

Por, lind pyetja cili është mendimi që ka Petrit Vasili për Gazmend Bardhin dhe a mendon akoma Gazmend Bardhi se Petrit vasili është një hajdut dhe ka zhvilluar një tender korruptiv në ministrinë e Drejtësisë kur ishte ministër?

Në vitin 2017, sapo mori detyrën e ministrit të Drejtësisë, Gazmend Bardhi e ka paditur Petrit Vasili. Në gusht të 2017, Bardhi e denoncoi aferën 2 milionë euroshe të “byzylykëve” të realizuar nga ish ministrat e Drejtësisë së LSI, Ylli Manjani dhe Petrit Vasili.

Bardhi e denoncoi një aferë të tillë kur Lulzim Basha kishte armik më të madh Ilir Metën se sa Edi Ramën, me të cilin kishte nënshkruar marrëveshjen bashkëqeverisëse me 17 maj.

Ish ministri teknik i PD Gazmend Bardhi zbuloi se ishin zhdukur “byzylykët elektronikë” të mbikqyrjes së të dënuarve. Byzylykët ishin blerë në prill 2017 por kompania s’ia jepte ministrisë së Drejtësisë, duke dorëzuar gjatë muajit korrik vetëm 72 byzylykë nga afër 300 të tillë.

Në kushtet e një konflikti, ish ministri teknik i Drejtësisë Gazment Bardhi i dërgoi një letër zyrtare kompanisë përmes së cilës i kërkonte t’ia japin në dorëzim mallin, pasi e kishin bërë hyrje vetëm me letra.

“Cila është arsyeja që ju nuk e zbatoni kërkesën tonë për të na kthyer mallin? Më sillni pajisjet, keni 72 orë kohë për të bërë dorëzimin”, thuhej në shkresën e ministrit Bardhi i cili në letër ngre dyshime edhe për cilësinë e “byzylykëve elektronikë”. Byzylykët dhe sistemi nuk janë sipas specifikimeve teknike në kontratë”, shkruante Bardhi në letrën e asaj kohe.

Tani cilin koalicion duhet të besojmë, kë Petrit Vasili, kë Gazmend Bardhi? Gazmend Bardhin që padit Vasilin për tendera korruptivë apo Petrit Vasilin që e akuzonte Gazmend Bardhin si vegël të Edi Ramës. Apo do besojmë koalicionin e sotëm, të “Aleancës për ndryshim” dhe çfarë ka ndryshuar nga i padituri dhe paditësi në prokurori.

Do besojmë koalicionin e “të ndershmit” që akuzon “hajdutin” dhe çon dosjen në prokurori, apo do besojmë këtë koalicionin e sotëm që ndan thelat me shpresën se nesër do fitohet torta e pushtetit? I vetmi që duket me kokën ulur në tryezën e sotme është Luan Rama. Ndoshta edhe atij i vjen turp nga ajo çfarë po firmoset. Të mos kujtojmë këtu se çfarë ka thenë Perit Vasili për Lulzim Bashën, sepse ato i dinë të gjithë, por po themi këta të dy që kanë akuzuar njëri tjetrin në prokurori. Nuk kanë qenë vetëm akuza mediatike, por akuza që janë çuar në sistem të drejtësisë. janë dosje që janë çuar në prokurori për korrupsion./CNA.al