Fushata për zgjedhjet e 25 prillit ka nisur dhe kandidati i PD, për qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj duket se e ka marrë me shumë vrull. Me anë të një reagimi në Facebook Gjekmarkaj ka bërë thirrje që të ndalohet ndërtimi i shkollës “At Zef Pllumi” në Shëngjin sepse ndër të tjera sipas tij ajo nuk ka dhe parkim nëntokësor. Ndoshta Gjekmarkaj e ka ngatërruar shkollën me pallatin ku jeton, por kjo pak rëndësi ka. Deklaratës së Gjekmarkaj i është përgjigjur kandidati i PS-së për deputet, që mbulon Shëngjinin, Gentian Malotaj, i cili ka publikuar projektin e shkolles. Malotaj shkruan se një pegagog nuk duhet ta bëjë kurrë këtë thirrje. Ai thekson gjithashtu se shkolla do të jetë një aset i shtuar për Shëngjinin dhe përshkruan me detaje parametrat me anë të së cilës do ndërtohet shkolla.

Statusi i Agron Gjekmarkaj Gjekmrkaj: Thirrje publike nga banorë të Shëngjinit !
Në qytetin e Shëngjinit po ndërtohet nga bashkia Lezhë nje shkollë e shumë mirëpritur për vite të tëra. Ishte e pa përshtatshme për misionin e shenjtë të saj, por kjo që po ngrihet për ne qytetarët e ketij qyteti nuk është ashtu siç e kërkon koha. Pa oborr, ndonëse ishte një i përmasave te vogla. Pa garazhde makinash, apo ajo që është më e rendesishmja niveli i lartësisë, është aq sa i shkollës ekzistuse . Sa nuk është vonë na ndihmoni e mos e lejoni ketë veprim. Do vuajnë breza të tërë këtë lloj ndërtimi që do ketë probleme edhe nga lagështira. Me respekt, banorët e Shengjinit.

Statusi i Gentian Malotaj: Thirrje Publike, per te fshire nje status, qe eshte ose lapsus ose turp. ?
“Sa nuk eshte vone, na ndihmoni te mos e lejojme kete veprim”
PD
Politika, me mos ndertimin e shkolles “At’Zef Pellumbi”, e shemton gjithkend, jo me nje pedagog qe kurre nuk duhet te beje kete gabim. Por politika nuk paska kufinj duke deformuar njeriun deri ne kete pike.
Ndoshta kane bere edhe me keq, por nje THIRRJE per mos te lejuar te ndertohet nje shkolle e re ne Shengjin, pas 60 viteve, sepse nuk ka garazhe apo se nuk eshte e larte, mendoj se eshte “Marre”. ??‍♂️
Shkolla e re zhvillohet brenda kufirit te prones ekzistuese me siperfaqe 1650m2 dhe ka nje lartesi maksimale prej 3katesh (12m nga toka) (shkolla e vjeter ishte 2kate). Siperfaqja totale e ndertimit do te jete 2416m2 mbi toke dhe 93.5m2 nen toke (ambjentet teknike). Sigurisht duke respektuar kondicionet urbane dhe distancat nga kufiri i prones.
Shkolla do te kete nje kapacitet 350nxenes, 11klasa mesimore, laboratore, salle informatike, biblioteke dhe ambjentin e palestres sportive te mbuluar me ambjentet e nevojshme sanitare dhe garderobat.
Njekohesisht ajo do te jete e hapur gjate oreve te mbasdites ose diteve te pushimit edhe per komunitetin duke vendosur ne funksion te tij hapsiren sportive te palestres dhe ambjentin e bibliotekes apo salles se konferencave per evente te ndryshme ne qytet. Nuk do te jete thjeshte nje shkolle por edhe nje aset i shtuar per qytetin e Shengjinit.
G.M