Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video të kandidates së PS në qarkun e Tiranës Luljeta Bozo, inxhinieres së ndërtimit, zëri i së cilës u bë i njohur pas tërmeteve shkatërruese në vend.
Teksa bën një prezantim të shkurtër, Bozo tregon se për shkak të rezultateve të mira me të cilat është diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi e mbajtën në universitet ku punon prej 56 vitesh pa ndërprerje.
“Gjënë më të shtrenjtë kam kohën se po të iku koha nuk rikuperohet. Në 1965 mbarova studimin në fakultetin e inxhinierisë, u diplomova dhe duke qenë se isha me rezultate të mira më mbajtën në universitet. Kam 56 vjet që punoj pa ndërprerje. Librin e parë e kam nxjerrë në 75 ‘. Deri më sot janë bërë gati 35 libra të botuar.
Çohem shumë herët në 4 e gjysmë ose 5. Bëj një ecje ky 5 km është regjimi ditor i ushtarit”, tha ajo. Sa i përket ambicies së saj si deputete e ardhshme ajo thotë se një prej tyre është përmirësimi i gjendjes së pensionistëve që ata ta ndiejnë veten të dobishëm.
“Për moshën që kam them se kam akoma për të përmirësuar gjendjen e pensionistëve dhe për ti aktivizuar në disa probleme shoqërore ku do ta ndiejnë veten shumë mirë dhe shumë të dobishëm për shoqërinë. Fusha e dytë që kam prioritet është fusha e kërkimit shkencor kjo do të jetë e bashkangjitur me zhvillimin e arsmimit të lartë se smund të zhvillohet arsimi pa kërkim shkencor”, tha Bozo.
Ndërkaq u ndal dhe te tërmeti dhe rolin që ka pasur në atë kohë të vështirë. ‘1 javë rrjesht kam qenë në të gjithë televizionet pa asnjë interes sespe unë nisem nga parimi të mirën bëje hidhe në det se nuk të humbet. Njerëzit fituan një qetësi se më vinin mesazhe pafund”.
Reagimet që ka marrë pasi pranoi të kandidojë kanë qenë pozitive. “Takoj njerëz pafund si njoh fare më japin falënderime që pranova të kandidoj. Shprehin dëshirën se ne duam kështu vnjerëzish që të na përfaqësojnë”.