Para këtij viti, Kanali i Suezit ishte mbyllur vetëm pesë herë në historinë e tij, që prej hapjes për lundrim në vitet 1800-të.
Anija që kishte bllokuar kalimin e rëndësishëm të tregtisë botërore Ever Given, tashmë është vënë në rrugën e lundrimit, por për zbutjen e trafikut prej 367 anijesh që presin në radhë, do të duhen disa ditë.
Kanali i Suezit është 193 km i gjatë dhe vepron si lidhja kryesore detare mes Detit të Kuq dhe atij Mesdhe.
Megjithase gjatësia e tij ka qenë e pandryshuar ndër vite, në gusht 2014, autoritetet egjiptiane të Kanalit të Suezit vendosën thellimin e tij për të bërë më të thjeshtë lundrimin e mjeteve të mëdha moderne. Përveç punës për thellimin e kanalit, një degëzim i ri prej 35 km është ndertuar përkrah kalimit kryesor, i cili është hapur për lundrim në vitin 2015.
Tashmë kalimi është 205m i thellë.
Kanali i Suezit është hapur për lundrim më 17 nëntor 1869 pas disa shekujsh me tentativa për ndërtimin e një lidhjeje detare mes detit të Kuq dhe Detit Mesdhe, me anë të degëzimeve të lumit Nil.
Sipas autoriteteve egjiptiane, faraoni egjiptian Senausert III (1874 p.e.s.) ishte i pari që ka tentuar të ndërtojë një kanal të tillë por puna u braktis prej vështirësive të gërrmimit. Disa tentativa u bënë gjatë shekujve për hapjen e kanalit, por pa sukses.
Tentativa që e suksesshme erdhi në 1858 kur u formua kompania ‘La Compagnie Universelle du Canal Maritime de Suez’.
Qindra mijëra punëtorë dhe 10 vjet punë u nevojitën për ndërtimin e tij. Autoriteti i Kanalit të Suez thotë se puna e rëndë u krye nga punëtorë fshatarë egjiptianë të paguar keq, të cilët rekrutoheshin në rreth 20,000 çdo dhjetë muaj, deri në kompletimin kalimit.