Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, njëkohësisht kandidate në listën e PS-së për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit deklaroi sot se mandati i tretë do ta çojë Shqipërinë në vendin që i takon.

Gjonaj zhvilloi sot një takim me bizneset e zonës së ish-Parkut në njësinë numër 7 në kryeqytet, ku u ndal te reformat fiskale të ndërmarra nga qeveria në mbështetje të biznesit.

“Në bizneset e zonës së ish-Parkut tek Njësia7 komunikojmë taksën zero për bizneset me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë dhe zerimin e TVSH-së për bizneset me qarkullim vjetor deri në 10 milionë lekë, një nga reformat fiskale më të fuqishme të kësaj Qeverie ndaj biznesit. Më shumë do të bëjmë çdo ditë të Mandatit të Tretë të PS-së, që është mandati që do ta çojë Shqipërinë në vendin që i takon”, tha ajo.