Ditën e djeshme, Mevlani u largua nga studio e Për’puthen pas përplasjeve me Sindin.
Gjithçka ka ndodhur pasi doli nga studio është filmuar nga kamerat dhe duket se Mevlani ishte tepër i revoltuar dhe kërkon që ta nxjerrin edhe Sindin jashtë.
Mevlani: Ka dalë për të ofenduar nga i pari tek i fundit. Është fryrë nga jashtë dhe vjen të ofendojë. Ta nxjerrin jashtë. Kush është ajo? Nuk mund ta shoh dot me sy. Nuk është ajo askush për të bërë këto lloj… Nuk i ka munguar respekti as nga produksioni, as nga ne dhe nuk mund të na hedhi poshtë.