Ilir Meta ka kë rcën uar përfaqësuesit amerikanë në Shqipëri. Ai tha se i kap për veshi ata, kur u pyet a ka frikë nga reforma në drejtësi. Meta i paralajmëroi ndërkohë amerikanët, të mos i dalin për zot Ramës më 25 prill, nëse shkakton probleme.
“Amerikanët e Edi Ramës, Ilir Meta i kap për veshi. Flas për Ilir Metën si person, jo si president. E dini ju si u flas unë atyre, kur vijnë edhe bëjnë maskarallëqe në emër të Edi Ramës. Ndaj ju bëj thirrje të mos guxojnë t’i dalin për zot Edi Ramës, nëse bën ndonjë shkelje më 25 prill.
Se nëse preket një votë, do të krijohet një situatë dramatike”, tha Meta. Duke komentuar çmimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Ardian Dvronanin, Ilir Meta thotë se nuk i heq asnjë presje asaj që ka thënë më parë në lidhje me shkeljet që Dvorani ka bërë në krye të KED-së. Ai tha se çdo njeri që ka shkelur Kushtetutën e Shqipërisë do të shkojë në b urg. “Po më habisni dhe po më zhgënjeni! Unë nuk hyj në punët e brendshme të Amerikës sepse e kemi dikë që hyn në punët e brendshme të Amerikës dhe gjithë botës.
Nuk habitem edhe për foton që ka bërë si gruaja e Bilalit! Asnjë presje nuk i heq asaj që ka shkruar presidenti Ilir Meta. Ky ka bërë shkelje procedurale, ka vonuar procesin. Me këto prova që kemi, nuk kemi gjë. Mënyrën e procedurës i ka bërë të gjitha në shkelje të ligjit për të mbajtur peng procesin. Çdo njeri që ka shkelur Kushtetutën e Shqipërisë do të shkojë në burg. Venecian s’e kam kërkuar unë. Mafia ndërkombëtare janë të gjithë ato duar të zeza.
Kanë dalë dy deklarata nga Komisioni i Venecias dhe janë hequr pas 5 minutash. Edi Rama e di shumë mirë se nuk impresionohem me atë punë. Sa respekt ka ai për Shtetet e Bashkuara, e dimë. Ua hodhi marrëveshjen. Gruaja e Bilalit e ka procesin të pambyllur atje. U bëra 30 vjeç kryeministër dhe më erdhi një diplomat në emër të Shteteve të Bashkuara për të mbyllur një aferë. Unë i thashë se Shtetet e Bashkuara na kanë mësuar për lirinë dhe demokracinë”, tha Meta. “Unë s’do lejoj poshtërimin e Shqipërisë, ja liri ja v de kje”, vijoi Meta. (TemA)