Një intervistë e Edi Ramës botuar në portalin “Bota Sot” rezulton të jetë e rreme. Përmes një postimi në llogarinë e tij në twitter, kryeministri ka reaguar ashpër pasditen e sotme duke u shprehur se ky është një maskarallëk mediatik.

Rama thekson se intervistën në fjalë nuk ia ka kërkuar askush dhe as e ka dhënë për median në fjalë.

“Paskam dhënë një intervistë që nuk ma ka bërë askush dhe as ia kam kërkuar askujt!

Ky është një nivel i ri i maskarallëkut mediatik në këtë kohë pandemie gënjeshtrash, poshtërsish e gomarllëqesh digjitale” – thotë Edi Rama teksa publikon adresën e intervistës së rreme.