Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, disa imazhe të qytetin të Gjirokastrës, të cilat i ka krahasuar si ishin para qeverisjes së Partisë Socialiste dhe si janë sot.

Në videon e publikuar nga kreu i qeverisë shihet transformimi i qytetit, rikonstruktimi i banesave dhe i pazarit të vjetër në Gjirokastër

‘Mirëmëngjes, dhe me keto pak sekonda nga Pazari i Gjirokastrës dje dhe sot, ju uroj një të dielë të bukur!’- shkruan Rama në rrjetet sociale.