Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun Shkodër deklaroi sot se  Zogaj shumë shpejt do të lidhet me Shirokën përmes një rruge me dy korsi.

Gjatë një takimi me banorët në Zogaj, Beci u ndal te investimi i radhës në këtë qytet. “Nuk do të ketë më nevojë të shkohet deri në fund të rrugës për të marrë kthesën”, u shpreh Beci lidhur me këtë investim.

Beci tha se ndërhyrjet për ndërtimin e molit dhe rijetësimin e kësaj zone, bashkë me klimën e favorshme dhe bukurinë e saj natyrale, do ta shndërrojnë atë në zgjedhjen e shumë turistëve, e jo veç të atyre shkodranë.

“Takimi me banorët në Zogaj, më dha mundësi të flasim nga afër për planet tona. Projekti ynë është një proces në vazhdim e ndryshimet janë të dukshme. Banorët e zonës janë bashkëpunëtorët e përfituesit e parë të zhvillimit në këtë pikë turistike në bregun e liqenit të Shkodrës”, u shpreh Administratori i KESH, Benet Beci.