Pasi 111-vjeçarja Zenepe Pirani ka shprehur dëshirën për të takuar kryeministrin, Edi Rama e ka vizituar atë në qytetin e Shkodrës. Zenepe Pitani është qytetarja më e vjetër e cila mori dozën e vaksinës anti-COVID, Pfizer.
E moshuara është me origjinë nga Podgorica dhe jeton prej 97 vitesh në qytetin Shkodër. Takimi mes kryeministrit dhe Zenepe Piranit është bërë pa praninë e mediave.