Sipas astrologëve, personat që u përkasin shenjave të Gaforres, Akrepit dhe Bricjapit, stresohen për gjithçka ndodh rreth tyre.
1.Gaforrja-Personat e lindur në këtë shenjë, frikësohen nga ndryshimet që mund t’u rezervojë e tashmja dhe e ardhmja. Druhen vazhdimisht se diçka e keqe mund të ndodhë nga momenti në moment.
2.Akrepi-Të lindurit e kësaj shenje janë më dyshuesit në krahasim me shenjat e tjera të Horoskopit. Ata janë shumë kërkues me veten dhe për këtë arsye nuk duan të zhgënjejnë kurrë pritshmëritë që krijojnë tek të tjerët.
3.Bricjapi-Edhe pse Bricjapi është një ndër shenjat më të organizuara të Horoskopit, duket se lufta e tij për të mos rënë pre e stresit është e kotë.