Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovës janë konfirmuar 578 raste të reja dhe 8 vi ktima nga COVID-19. Nga 3 142 mijë testime të kryera dhe kanë rezultuar pozitiv 578 persona ku numrin më të lartë të infektimeve e mban Prishtina me 173 raste aktive në 24 orë.
Ndërkohë, që kanë ndërruar jetë 8 pacientë dhe janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (92, 84 vjeç), Gjakovë 1 rast (70 vjeç), Gjilan 1 rast (71 vjeç), Klinë 1 rast (83 vjeç), Rahovec 1 rast (74 vjeç), Viti 1 rast (64 vjeç), Vushtrri 1 rast (67 vjeç).
Gjithashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 470 persona. Që prej fillimit të pandemisë janë shënuar pozitiv 76.688 persona dhe kanë ndërruar jetë 1.696 pacientë.