Presidenti në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, me anë të një letre drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit ka kërkuar që ky subjekt fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit të propozoj emrin e kryeministrit.
Në letër Presidenti Konjufca, duke iu referuar dispozitave kushtetuese dhe njoftimit të KQZ-së për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për ta krijuar Qeverinë e re.