Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ia ka dorëzuar detyrën kryeministrit të ri të vendit, Albin Kurti. Ceremonia e pranim-dorëzimit është bërë në Qeverinë e Kosovës. Kurti e ka pranuar detyrën e re nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, ku i është dorëzuar dhe dosja e punës.

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti është votuar ditën e hënë. Për votimin e Qeverisë Kurti 2 kanë votuar 67 deputetë, kurse kundër 30. Kurti në kabinetin e tij do të ketë zëvendëskryeministër Besnik Bislimi, Donika Gërvalla zëvendëskryeministre dhe po ashtu do të udhëheq Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Emilja Rexhepi zëvendëskryeministre.

Pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti do të vizitojë kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ndërsa, pasdite do takohet me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog. Albin Kurti është emëruar dje kryeministër duke marrë 67 vota të deputetëve të Kuvendit.