Kryeministri Edi Rama, është takuar me nxënës maturantë në qytetin e Krujës.
Kryeministri, dëgjoi dëshirat e tyre në ndjekjen e studimeve të larta.
Një nga maturantet, i tha kryeministrit se ka dëshirë të studiojë për inxhiniere kompjuterike.
Rama tha se shpejt në Shqipëri do të jetë një degë e Universitetit Politeknik të Stambollit, ku sa i përket shkencave kompjuterike janë shumë të specializuar.
Gjithashtu ai shtoi se qeveria është në bisedime me universitete të huaja që të hapin degë të tyre në Shqipëri, në mënyrë që të rinjtë të mos largohen nga vendi për studime.
Pjesë nga biseda:
Edi Rama: Ne jemi në bisedime me Universitetin Politeknik të Stambollit, aty kemi çuar çdo vit studentë, maturantë shqiptarë dhe kanë gjithmonë tek më të mirët. Vjet më e mira ishte një vajzë shqiptare. Kemi çuar çdo vit atje ne.
Maturantja: Ka shkuar një shoqja ime vjet dhe tha që niveli i vështirësisë është i lartë, por është shumë mirë.
Edi Rama: Epo s’ka, normalisht që ka një shkallë vështirësie.
Maturantja: Mund të transferoj studimet atje.
Edi Rama: Ne i kemi vazhduar punët me ta, por unë besoj që në fillim të vitit të 2022-2023 mund të hapet. Për shkencat kompjuterike ata janë njësha.
Maturantja: Unë isha duke menduar edhe opsione jashtë, por thash më mirë të qëndroj pranë familjes.
Edi Rama: Sfida është që të bëjmë disa universitete të huaja këtu, ky është programi që kemi. Kemi disa universitete që po diskutojmë dhe do i sjellim këtu. Publik jo privat, me tarifat që janë këtu.