Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kandidatët për deputetët në Elbasan. Gjatë këtij takimi Rama ka kritikuar fushatën e kreut të PD-së, i cili së fundmi ka zhvilluar takime në turma njerëzish, megjithëse jemi në pandemi.
Kreu iq everisë theksoi se Basha po rrezikon në këtë formë jetën e qytetarëve, ndërkohë që shtoi se nuk mund të vaksinojmë intensivisht nga njëra anë dhe nga ana tjetër të tallen.
‘Ne po bëjmë detyrën tonë për të respektuar rregullat duke respektuar njerzit, duke rrespektuar të drejtën themelore të secilit për jetën dhe për shëndetin. Të tjerët po shfaqin një nga tiparet e tyre më të kqija, ky që po shfaqin është një tipar i politikës së rrugës dem babadem me gjoja grumbullime spontane tek vetura e Boratit i cili del mbi veturë dhe përshëndet dasmorët klitharalk me dy gishta e flamuj pa marrë aspak parasysh që kështu rrezikohet shëndeti i tyre e i familjarëve të tyre. Lufta me armikun e padukshëm është sfida e sfidave. Zmbrapsja e virusit është sfida e sfidave. Nuk mund të vaksinojmë intensivisht nga njëra anë dhe të tallemi nga ana tjetër. Është abuzive këtë nuk mund ta bëjë një forcë politike që ofrohet si alternativë qeverisëse, ky skuthllëk është tipar i karakterit të tyre politik dembabadem. Në do të gjemën mënyra për të angazhuar njerëzit me komunikimet tona por asnjëherë nuk do të biem pre e turmave. ‘- tha Rama.