Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer batutat teksa ka komentuar listën e PD-së. Në një konferencë me gazetarët Rama tha se është kontribut i PD-së që largon nga klubet e natës mediatike, Agron Gjekmarkajn një personazh turbullues për familjet por nuk besoj se është akt serioz për demokratët e Lezhës
“Në PD nuk ka asnjë prurje të re, përveç Agron Gjekmarkajt. Natyrisht është kontribut i PD-së që largon nga klubet e natës mediatike një personazh turbullues për familjet por nuk besoj se është akt serioz për demokratët e Lezhës”, tha Rama.