Vizita, akuzat dhe premtimet e Lulzim Bashës gjatë vizitës në Gjirokastër nuk kanë kaluar pa u vënë re nga deputetja e Partisë Socialiste në këtë qark. Përmes një postimi në rrjetin e saj social, ‘instagram’ Kumbaro shkruan se Basha duket që nuk ka memorie sepse po të kishte do e shihte fare mirë ndryshimin që ka pësuar Gjirokastra e Përmeti.

Më tej Kumbaro shton: U perpoqa te kuptoja ndonje propozim konkret per Gjirokastren a Permetin a Tepelenen po s’me ngeli gje ne mendje, keshtu qe e lashe ate muhabet.

Postimi i plotë: Kur degjova sot kreun e opozites tek fliste per Gjirokastren, me erdhi keq per te qe s’e kishte idene as si ka qene Gjirokastra, as si eshte dhe as nuk e vret mendjen se si do te jete Gjirokastra ne vitet qe vijne, u perpoqa te kuptoja ndonje propozim konkret per Gjirokastren a Permetin a Tepelenen, dhe ne fund te fundit çdo sugjerim apo ide e re eshte e dobishme, po s’me ngeli gje ne mendje, keshtu qe e lashe ate muhabet.

??Mbase vlen me shume te shohim si ishte e si eshte Gjirokastra! Këto pamje janë vetëm pakëz nga ??Gjirokastra e rrënuar që na lanë peshqesh 8 vite më parë ata që sot kërkojnë vota në emër të ndryshimit dhe nga Gjirokastra për të cilën ne punuam e do të vazhdojmë të punojmë edhe pas 25 prillit. ?Çdo fjalë tjetër është e tepërt! #GjirokastraEArdhmjaJonë? #ShqipëriaEArdhmjaJonë?? #SkaKohëPërPushim?