Reperi i njohur Stresi shpesh herë ka treguar se ka një marrëdhënie të ngushtë me prindërit e tij, duke publikuar herë biseda me të ëmën e cila i jep këshilla e herë me të atin.

Së fundmi Stresi ka publikuar një bisedë me të atin duke treguar se ai ka gjetur një mënyrë për ta ndjekur në Instagram dhe për të parë çdo gjë që publikon i biri, por reperi e ka zënë mat.

“A ti je a? Hahaha të zuna bab. Të kam kërku në Instagram se e kam dit që je duke më ndjek”, ka shkruar reperi të atit në mesazh.

I ati e ka pranuar që e ndjek fshehurazi duke shprehur se ka dëshirë të shikojë se çfarë publikon i biri.

“Kur e kap prindin duke të ndjek fshehurazi në Instagram”, ka shkruar Stresi.