Dozat e para të vaksinave antiCOVID-19 AstraZeneca nga COVAX, kanë mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar ”Adem Jashari” në Kosovë. Kjo ardhje e vaksinave, do të përcillet me një ceremoni të organizuar. Aty pritet të flasw kryeministri Albin Kurti si dhe të tjerë përfaqësues zyrtarë të huaj e vendorë.
Ky kontingjent është në kuadër të 100.800 dozave të vaksinës së AstraZenecas që Kosova do të marrë falas nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Bashkimi Evropian po ashtu ka premtuar se do të sjellë në Kosovë vaksina kundër sëmundjes COVID-19. Kosova është vendi i fundit në rajon që do të nisë fushatën e imunizimit të popullsisë kundër koronavirusit.