Milani rikthehet te fitorja në Serinë A. Kuqezinjtë kaluan fillimisht në avantazh, pastaj në disavantazh por në fund përmbysën gjithçka me golin vendimtar të Hakan Calhanoglu. Milani rigjen veten, lojën dhe golat, duke shënuar 3 në Firence dhe marrë 3 pikë me shumë vlera edhe në kuadër të zonës Champions League.
Skuadra e Piolit vinte pas eliminimit nga Europa League dhe Manchester United, por pas pak minutash gjeti golin e avantazhit me Ibrahimovic. Megjithatë, Pulgar barazoi në goditje dënimi ndërsa Pezzella iu afrua rrjetës me thembër (shtylla e ndali)…
I pafat edhe Ibrahimovic i ndaluar nga tranversa në pjesën e parë. Pjesa e dytë nisi me gol të Ribery dhe atëherë kur u duk sikur “Djalli” ra moralisht, gjeti forcën dhe reagoi duke barazuar me Diaz dhe shënuar me Calhanoglu.