Kryeministri Edi Rama, i pranishëm sot në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio, dhe Guvernatorin e Puljas, Michele Emiljano, i kërkoi autoriteteve italiane zgjidhjen përfundimtare për njohjen e patentave shqiptare në Itali. “Kujdesuni për çështjen e patentave shqiptare në Itali sepse kanë mbetur në korridoret e burokracisë italiane”, tha Rama.
Ndërkohë ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio, tha se Italia po bën gjithccka që Bashkimi Evropian të hapë negociatat me Shqipërinë brenda vitit. “Evropa duhet të tregohet në lartësinë e aspiratave të shqiptarëve”, tha ai.