“E pranova ftesën se kush më mirë se unë mund ta reflektojë punën e madhe të bërë në spitalet Covid, besoj dhe uroj të vlefshëm, pikërisht për mbarëvajtjen e shëndetit të popullatës dhe për ta bërë më të mirë këtë pjesë të politikës që jemi sot”. Kështu shprehet Najada Çomo, shefe e spitalit Infektiv dhe candidate e Partisë Socialiste në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit në nëj video të publikuar nga Kryeministri Edi Rama.
“Pasi mbarova Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës në 1985 kam filluar punë në spitalin Infektiv dhe që nga ia vit nuk jam ndarë prej atij shërbimi. Ka qenë një punë me përkushtim, studim, me instruktim dhe natyrisht me dinjitet professional për ti shërbyer pacientëve në psital”, – thekson Çomo. Çomo shprehet se “një nga motivet e forta për të vazhduar punën në mënyrë korrekte ka qenë edhe suporti maksimal i Kryeministrit të vendit Edi Rama në mbarëvajtjen e kësaj pandemie”.
“Ajo që na nevojitet më shumë nga të gjitha është që ne duhet të besojmë shumë shumë tek masat dhe tek e ardhmja që besoj do të jetë më e mirë se sot”, – tha Çomo. Kryeministri Edi Rama deklaroi disa ditë më parë se mjekja Najada Çomo, shefja e Spitalit Infektiv do të kandidojë për deputete e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.