Në PD kanë nisur pakënaqësitë e para pas listës së Lulzim Bashës mbrëmë. Lisandër Hoxha ka dhënë sot dorëheqjen si zv.kryetar i FRPD-së dhe si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.

‘Në 4 vitet e fundit FRPD u kthye në strukturë inegzistente. Nuk u zhvilluan konsultime për përfshirjen e të rinjve të FRPD-së në lista. Asnjë transparencë në përzgjedhjen e kandidatëve nga komisioni ‘Marku-Ruli’. Nuk na u dha mundësia për të shprehur mendimet tona brenda PD.’- ka thënë Hoxha. Më herët, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri paralajmëroi ngjarje të rëndësishmë në PD, pas listave të Bashës.