Kryeministri Rama ndodhet në Turqi për të përfunduar marrëveshjen me distributorin turk për marrjen e vaksinave kineze anticovid.
Me anë të një postimi në Twitter Rama shkruan se se do ia dalin në këtë betejë me pandeminë dhe nuk ka asnjë rrugë tjetër. Rama thumbon edhe opozitën duke thënë se në qoftë se nuk ia del qeveria, askush tjetër nuk ia del dot.
“Në Stamboll për shumë vaksina. O ia dalim o ia dalim, s’ka tjetër dhe po s’ia dolëm ne askush tjetër nuk ka si ia del dot”!- shkruan Rama.