Report Tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, kanë sjellë në mbrëmje sondazhin e katërt për zgjedhjet politike të 25 prillit. Sondazhi i katërt vjen në kohën kur kanë mbetur më pak se një muaj e gjysmë para zgjedhjeve.
Nëse do të votohej sot ne qarkun e Beratit, sipas sondazhit të Piepolit PS kryeson me 53-57 % e përkthyer në 3-5 mandate, ndërsa PD njeh rritje duke dyfishuar votat duke marrë 28-32 % duke luftuar për 1-3 mandate. Ndërsa LSI ka tkurrje të votave duke marrë vetëm 1/3 e votave të 2017 dhe lufton për një mandat.
Nëse do të votohej sot ne qarkun e Dibrës, sipas sondazhit të Piepolit PS dhe PD kanë një rezultat të ngushtë mes tyre. Megjithatë duket se në vota kryeson PD me 49-53 % të tyre e përkthyer në 2-4 mandate. Ndërsa PS do të merrte 35-39 % të votave ose 1-3 mandate. Krahasuar me zgjedhjet e 2017, LSI humbet dhe mandatin e marrë.
Nëse do të votohej sot në qarkun e Shkodrës, sipas sondazhit të Piepolit PD ruan bastionin e saj duke pasur dhe rritje të mandateve. PD pritet të marrë 46-50 % të votave e përkthyer në 4-6 mandate, ndërsa rritje njeh edhe PS e cila merr 36-40 % e të votave e përkthyer në 3-5 mandate. Për 1 mandat lufton edhe LSI e cila merr 4-8 % të votave dhe partia e Jozefina Topallit mund të marrë 1 mandat.