Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka deklaruar se zgjedhjet do të mbahen më 25 prill edhe nëse do të ketë përpjekje për grusht shteti. Në një tjetër deklaratë, Meta ka theksuar se nëse preket një votë, do të pritet një dorë. I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, avokati Spartak Ngjela përmes një lidhjeje Skype ka komentuar këtë deklaratë.
“Kur mendohet se mund të preken votat, do më sjellësh provat. Do më thuash që kemi kapur këtë provë. Kemi kapur këtë fakt. E di cdo të thotë të ketë fuqi ai të tërheqë Amerikën nga veshi? Ta them unë. Se tha, nuk ëhstë e vetmja forcë bërthamore… këto janë budallëqe.
Por, që të kapë veshin e Washingtonit, duhet të ketë njëherë një 350 avionë të markave të fundit … ore a jeni në vete? Me se do ta bëjë ai? Me tre ata të stafit të vet… Presidenti aktual ëhstë noter, nuk ka asnjë kompetencë. ”, tha Ngjela.