Një vit më parë, gjatë një konferencë mediatike që do të dukej e pavend sot, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se COVID-19 ishte një pandemi. Shumë shprehen se deklarata ishte shumë e vonë, një pararendëse e kaosit dhe vështirësive që do t karakterizonin botën për një vit, me gjysmën e njerëzimit t vendosur në shtetrrethim të plotë, diçka e paprovuar dhe njohur më parë
“Në fillim të janarit ne e dinim se kjo ishte një pandemi dhe shumë prej nesh po e thonin atë publikisht. Në momentin që pamë që virusi po përhapet në të gjithë Azinë Lindore, Juglindore dhe në Lindjen e Mesme, ne duhet ta kishim deklaruar atë si një virus pandemik që në javët e para. Ne nuk e bëmë, bota nuk e bëri dhe kjo për mua ishte fillimi i mosveprimit, ” tha Michael Mina, asistent profesor i epidemiologjisë në Universitetin e Harvardit.
Në kohën kur COVID u shpall pandemi, kishte më shumë se 118,000 raste të konfirmuara në 114 vende dhe më shumë se 4,000 viktima. Shumë vende evropiane filluan shtetrrethimet në të njëjtën javë. Pikërisht një vit më vonë, njihen më shumë se 117 milion raste dhe 2.6 milion viktima në të gjithë botën, që përfaqëson një rritje prej 99,000% të numrit të infeksioneve. Por deklarata në 11 Mars 2020, ishte pa bujë, me paralajmërimin e drejtorit të përgjithshëm të OBSH se ata nuk e përdorin lehtësisht fjalën “pandemi”.
“Pandemia nuk është një fjalë për t’u përdorur lehtësisht ose me pakujdesi. Është një fjalë që nëse keqpërdoret mund të shkaktojë frikë të paarsyeshme ose pranim të pajustifikuar se lufta ka mbaruar, duke çuar në vuajtje dhe vdekje të panevojshme,” tha Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke mbrojtur thirrjen e tyre sepse rastet ishin rritur 13-fish në dy javë.
Shumë ekspertë kanë deklaruar se kjo është pandemia më e keqe në një shekull, pasi ajo ka përmbysur gjithë modelin e jetës që ishim mësuar të kishim, janë bërë krahasime me pandeminë spanjolle të gripit në vitin 1918 e cila shkaktoi miliona të vde kur.
Çfarë është një pandemi? Një pandemi është përhapja e një sëmundjeje të re globalisht ose një virus që ka shumë mundësi për tu përhapur. Pandemitë e kaluara shpesh janë shkaktuar nga viruset e gripit të kafshëve. Pandemia e parë e shekullit 21 ishte gripi H1N1, e cila u shpërnda nga viti 2009 në 2010. Virusi vlerësohet të ketë shkaktuar midis 100,000 deri neë 400,000 viktima në vitin e parë, sipas OBSH. Ndërkaq, pandemia më e rëndë në shekullin e 20-të ishte pandemia e gripit spanjoll në vitin 1918 që vlerësohej se u ka marrë jetën midis 20 – 50 milion njerëz në të gjithë botën.
Virusi SARS-CoV-2 i cili shkakton COVID-19 është koronavirusi i parë që shkakton një pandemi. Shtetet u gjenden të papërgatitura pas deklaratës së OBSH-së për një emergjencë globale shëndetësore. OBSH e shpalli një pandemi mbi një muaj pasi deklaroi se COVID-19 është një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar (PHEIC) më 30 janar 2020. Në atë kohë, kishte më pak se 100 raste dhe asnjë vdekje jashtë Kinës, sipas OBSH. Shumë ekspertë thanë se mungesa e testeve PCR dhe mungesa e pajisjeve mbrojtëse për mjekët, kontribuuan në përhapjen e shpejtë të virusit në disa vende gjatë muajit shkurt.
COVID-19 ishte epidemia e gjashtë që u shpall një PHEIC ose emergjencë globale shëndetësore pas H1N1, poliomielit, ebola (në 2014 dhe 2019) dhe virusin Zika. Në të vërtetë, Tedros tha në mars se shpallja pandemi synonte t’i bënte shtetet të kuptojnë situatën dhe të reagonin në mënyrën e duhur për të vënë nën kontroll COVID-19. Ekspertët kanë kritikuar qeveritë për mungesën e tyre të përgatitjes pas deklaratës së OBSH-së për COVID-19 si një urgjencë globale shëndetësore.
A ishte e vonuar deklarata e COVID-19 si pandemi? Ka pasur kritika ndaj OBSH-së për deklarimin e një emergjence globale shëndetësore vonë. Një komitet i OBSH-së u mblodh në 22 janar dhe vendosi të mos deklarojë emergjencë shëndetësore, vendim që e ktheu atë vendim vetëm një javë më vonë pasi situata agravoi me shpejtësi.
Të hënën, drejtori i urgjencave të OBSH-së Dr Mike Ryan tha se “mbase duhet të bërtasim më fort, por ndoshta disa njerëz kanë nevojë për aparate dëgjimi”. Duke theksuar se masat nuk po merreshin me seriozitet. Disa thonë se deklarata e ngadaltë parashikoi gabimet që do të përcaktonin përgjigjet kundër COVID-19. Shikimi i ditëve të para sjell edhe njëherë në qendër paaftësinë e qeverive dhe politikëbërësve për të luft uar me të vërtetë këtë virus në mënyrën që duhej.