Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se vendet nuk duhet të ndalojnë përdorimin e Astrazenecas nga frika e mpiksjeve të gjakut, sepse nuk ka të dhëna sipas saj që këto pretendime të jenë të vërteta.
Bullgaria, Danimarka e Norvegjia janë në mesin e vendeve që e hodhën një hap të tillë me argumentin se do të presin derisa të ketë informacione më të sakta mbi sigurinë e vaksinës britaniko-suedeze. Megjithatë sipas zëdhënëses së OBSH-së, Margaret Harris nuk është vërtetuar që të ketë ndonjë lidhje mes vaksinës dhe shtimit të rrezikut të mpiksje gjaku. Sipas Harris, ajo e AstraZenecas është një vaksinë e “shkëlqyer” dhe duhet përdorur në vazhdimësi. Rreth 5 milionë europiane kanë marrë deri tani doza të saj.
Ndërkohe në Europë ka pasur rreth 30 raste tromboembolie pulmonare pas administrimit të vaksinës. Raportohet se në Itali një 50 vjeçar ndërroi jetë pas marrjes së saj, sepse pësoi të tromboze të venës. OBSH sipas zëdhënëses poi verifikon me shumë kujdes këto raportet për të parë nëse ka ndonjë probleme sigurie, por sipas saj nuk është gjetur deri tani një lidhje direkte. Agjencia Evropiane e Barnave, EMA gjithashtu po analizon vaksinën e AstraZeneca pas njoftimeve për mpiksje të rënda të gjakut.
Ndërkohë edhe Islanda e Rumania kanë pezulluar dhënien e vaksinës, kurse Italia e Austria ndaluan vaksinat e një furnizimi të caktuar, shkruan ZEIT online. Gjermania nuk e ka ndalur dhënien e vaksinës, por Instituti gjerman Paul Ehrlich po verifikon shqetësimet lidhur me AstraZenecan. Vaksina e AstraZeneca është zbuluar të jetë 76% efektive kundër koronavirusit origjinal pas dozës së parë. Kur jepet një dozë e dytë, 12 javë ose më shumë pas dozës së parë, efikasiteti rritet në 82%. Vaksina gjithashtu është zbuluar se zvogëlon kohëzgjatjen e ngarkesës virale, e cila mund të ngadalësojë transmetimin e virusit. Një studim i vaksinës së AstraZeneca kundër variantit B.1.1.7, i raportuar së pari në Mbretërinë e Bashkuar, zbuloi se efikasiteti ishte i ngjashëm me efikasitetin kundër virusit origjinal.