Lulzim Basha ka qenë këtë të martë, ku ka takuar disa dhjetëra militant të PD-së. Gjatë fjalimit të tij, Basha ka lëshuar disa perla, një prej të cilave ishte se ai do të mposhtë Covid-in kur të vijë në pushtet, gjë që deri tani nuk e ka bërë asnjë vend në botë, nga SHBA, tek BE.

“Faleminderit nga zemra Shkodrës për këtë mikpritje të jashtëzakonshme. Nga Shkodra ka nisur gjithmonë dita e bardhë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Sa herë që vij këtu mahnitem me bujarinë e Zotit me këtë qytet, mahnitem me mençurinë e shkodranëve, mahnitem me bujarinë tuaj, për demokracinë, për shqiptarinë. Pa lënë mënjanë Shkodrën e mendjes, Shkodrën e akademikëve, e të artistëve e njerëzve punëtorë.

Ju falenderoj nga zemra për këtë sinjal të fuqishëm të fitores për Shqipërinë e për gjithë Shqiptarët. Ju lus merrni masat e distancës dhe maskat për pandeminë. Se me 25 prill do ta çlirojmë Shqipërinë nga një virozë 8-vjeçare, por duhet të kujdesemi se pas kësaj do ta mposht edhe Covidin. Në fillim Covidin e madh dhe pas 25 prillit edhe covid kudo në çdo qytet e anembanë Shqipërisë”– u tha Basha qytetarëve.