Instituti Kombëtar i Italisë Lazzaro Spallanzani për Sëmundjet Infektive (INMI) do të nisë testet për efekshmërinë dhe sigurinë e vaksinës ruse të koronavirusit Sputnik V, tha Nicola Zingaretti, presidenti i rajonit qendror të Lazios. Kujtojmë se në shkurt, Instituti i paraqiti një mendim pozitiv lidhur me efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës ruse, Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërkohë, shefi i institutit tha se Italia do të dërgojë 2 inspektorë për të vizituar vendet e prodhimit të vaksinës ruse dhe për të parë nga afër procesin e tyre. Në fillim të marsit, Instituti italian i Sëmundjeve Infektive së bashku me Institutin kërkimor Gamaleya me bazë në Moskë, prodhuesvë të Sputnik V, diskutuan rreth mundësisë për bashkëpunim.
Presidenti i rajonit qendror të Lazios, Zingaretti tha se provat shkencore të vaksinës ruse Sputnik V do të dalin në disa ditë, megjithatë një kontratë e mundshme do të kushtëzohet nga aprovimi i Agjencisë Evropiane të Barnave.
“Për disa ditë do të dalin provat e para shkencore lidhur me vaksinën Sputnik V, por një kontratë e mundshme do të kushtëzohet nga vendimi i EMA.”, tha Zingaretti. Ai shtoi se këto janë lajme shumë dhe do të na mundësojnë një hap të rëndësishëm për sigurimin e më shumë vaksinave në luftën kundër COVID-19.
Sputnik V është aprovuar për përdorim në 54 vende dhe pavarësisht se ajo ende nuk është miratuar nga EMA, 2 vende evropiane Hungaria dhe Sllovakia kanë nisur vaksinimin me të. Agjencia Evropiane e Barnave në fillim të marsit ka nisur rishikimin e vaksinës ruse. Itali është vendi i parë në botë i cili ka lidhur në kontratë me Sputnik V, pasi përmes kompanisë farmaceutike zvicerane Adienne Pharma & Biotech SA, ajo prodhohet në vend.