Italia rifillon përdorimin e vaksinës së AstraZenecxa, duke filluar nga dita e nesërme. Lajmi u bë publik nga kryeministri italian Mario Draghi, pas vendimit të EMA.

Komiteti i sigurisë EMA në fund të takimit për hetimin e vaksinës AstraZeneca kundër Covid-19 dhe mbi ngjarjet tromboembolike, arriti “një përfundim të qartë shkencor” se ajo është një vaksinë e sigurt dhe efektive dhe përfitimet nga përdorimi i saj janë më të larta se rreziqet shoqëruese “.

Italia do të rifillojë administrimin e ilaçit menjëherë që nesër në 3 pasdite dhe një lajm i tillë u konfirmua edhe nga agjencia kombëtare e ilaçeve (Aifa):

“Pasi dëgjoi Ministrin e Shëndetësisë, Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit dhe Këshillin e Shëndetit, Aifa njofton se arsyet për pezullimin e përdorimit si masë paraprake nuk ekzistojnë më prandaj, nesër, Aifa do të pezullojë ndalimin e përdorimit të vaksinës AstraZeneca, duke lejuar kështu një rifillim të plotë të fushatës së vaksinimit nga ora 15.00.’- tha Draghi.

Italia pezulloi përdorimin e vaksinën me 15 mars pas shqetësimeve për sigurinë e saj dhe trombozat e shfaqura në disa pacientë, të cilët sipas ekspertëve edhe të EMA tanimë nuk kanë lidhje me fakte