Kryeministri Edi Rama teksa foli nga podiumi në hapje të fushatës të PS-së është rikthyer tek situata në vend pas tërmetit dhe pandemisë.
Rama ka thënë se prandaj duhet mandati i tretë për të rritur pagat dhe për të përfunduar punët e nisura.
Kryeministri ka hedhur akuza ndaj opozitës duke thënë se do ishte katastrofë nëse pandemia do të binte kur ata ishin në pushtet.
“Nënë partinë socialiste kanë përballur një tërmet katastrofik që nxori rrugëve mijëra familje. Ndërkohë që ne sapo kishim nisur luftën për të kuruar plagët, na hyri në mes tërmet që tronditi botën. Nga armiku i padukshëm ne rezistuam. Sot çdo ditë, familje, po kthehen nëpër shpi. janë afro 25 mijë punëtorë që punojnë për rindërtimin. Që nga kantieri i madh e deri tek të voglat. Janë 33 400 familje që kanë përfituar financim nga qeveria për në apartament. Apo për të riparuar dëmet”
“Nuk mund ta imagjinoje se si ajo parti mund ta bënte këtë. Atje është mbledhur një shportë karavidhesh. E shkuara. Një dhëndër të ri që kërkon të kthehet në drejtim me asnjë ndryshim tjetër. Imagjino të na kishte gjetur armiku i padukshëm me spitalet që na lanë ata. Imagjinojeni sikur tërmeti dhe pandemia të kishin ardhur njëri pas tjetrës kur ata ishin këtu” tha Rama.