Kryeministri Edi Rama tha nga Lezha se rritja e pensioneve duke ulur sigurimet shoqërore do të thotë të bësh një ‘Sude’. Rama ironizoi programin e PD-së, duke bërë një krahasim duke thënë se e përkthyer në gjuhën e prodhuesit të bulmetit, do të thotë të ulësh prodhimin e qumështit dhe të rrisësh prodhimin e djathit.
‘Këtë e ka programi i PD-së, që përkthyer në gjuhën e ‘Mrizit të Zanava’ do të thotë, do të ulim prodhimin e qumështit dhe do të rrisë prodhimin e djathit, pastaj do të ishte fabrikës sapuni. Si mund të ulësh sigurimet shoqërore dhe të rritësh pensionet. Idealja është çka shoqëria paguan sot, për të paguar pensionet të mos jetë në hendek për të mbushur një hendek që është më i madh se sa paguajnë njerëzit sot për të marrë pensionet nesër. Ne kemi bërë reformën e pensioneve, një kategori është ajo që dilte para se në të bënin Reformën, nëse shikoni një mësues para Reformës, e ka pensionin më të ulët se ai që ka dalë pas reformës.
Pensioni para Reformës ishte ti le të kesh punuar 40 vjet do ta marrë pension njëlloj si dikush që ka punuar 20 vjet, ne e hoqëm tavanin dhe e kemi bërë pensionin në bazë të sigurimeve. Brezi juaj e llogarit pensionin e vet në bazë të sigurimeve shoqërore. Të thuash të ul sigurimet dhe të rris pensionet dhe do të thotë që të marrësh para nga taksat dhe do të ulesh investime dhe do të lesh pa pension. Të financosh pension pa u bazuar tek sigurimet do të thotë të bësh Sude. Zbraz këtu për të mbushur atje vjen një moment kur atje shtohet nevoja, dhe pastaj nuk ke më. Jemi në qeveri do të rrimë në qeveri.’– tha Rama.