38,400 doza të vaksinës AstraZeneca janë shpërndarë në të gjithë vendin, për vaksinimin e mësuesve e pedagogëve dhe vijimin e vaksinimit të të moshuarve mbi 80-vjeç.
Nga Lezha, Kryeministri Rama dha një lajm të mirë për të gjithë. Ai tha se vaksina AstraZeneca nuk ka asnjë problem dhe kjo është verifikuar nga autoritetet italiane të cilët e kanë rikthyer.
“Dje Agjencia Kombëtare e Shëndetit në Itali e ka rifutur AstraZeneca-n pas ka verifikuar se nuk ka asnjë lidhje me ato rastet që ka ndodhur”, tha Rama. “Për pak ditë do të sjellim një mal me doza dhe duhet ta dyndim në të gjithë Shqipërinë”, porositi më tej Kryeministri.