Kryeministri Rama ishte në Lezhë ku inspektoi, përveç të tjerash edhe ndërtimin e rrugës së Lalmit.
Pasi vizitoi qendrën e vaksinimit afër vendbanimeve, Kryeministri u shoqërua nga Kryetari i Bashkisë së Lezhës në inspektimet e punimeve përgjatë rrugës së Lalmit dhe në kantieret e tjera të qytetit.
Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu tha që kjo rrugë kishte qënë si gangrene për qytetin dhe më në fund po zgjidhet një problem i trashëguar për shumë vite.
Ai theksoi që ata ishin në komunikim edhe me banorët të cilët janë jashtëzakonisht të kënaqur nga projekti.
Përgjatë rrugës Kryeministri Rama dhe Kryetari i Bashkisë Ndreu takuan edhe banorë të zonës.
Kryeministri tha se kjo rrugë u lehtëson situatën atyre.
Më pas ata vizituan kanalin edhe e përroit të Manatisë në Lezhë ku para ndërhyrjes, ka pasur përherë përmbytje. Pas rregullimit të shtratit të përroit ka shumë më pak rrezik nga përmbytjet.
Kryetari i Bashkisë shpjegoi që janë të paktën 9 projekte që po vihen në veprim, dy prej të cilëve janë pjesë e rikualifikimit urban përgjatë bregut të Drinit, është rruga e Lalmit, janë dy blloqet e pallateve të cilat po ndërtohen, gjithë infrastruktura rrugore dhe e tubacioneve, konvikti i shkollës personale që fillon këto ditë, njëkohësisht me shkollën “Gjergj Kastrioti”, shkolla e Shën Gjinit, si dhe po rikualifikohet Pallati i Kulturës dhe biblioteka që u dëmtuan rëndë nga tërmeti, po ashtu dhe projekti i dy urave këmbësore.
I gjithë qyteti është në proces të një transformimi madhor, i cili do të vazhdojë, duke zëvendësuar dhe transformuar përgjithmonë pamjen e zymtë që ka pasur deri vonë qyteti, për ta shndërrruar në një qytet model.