Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kandidatiN për deputet të Partisë Demokratike në Elbasan, Dash Sulën, për të cilin tha se kush nuk e mban mend është ai që si laraskë me armë u hodh për të kapur arbitrin në fushë.

‘Dash Sula është kthyer Dash Sula vetë Dash Sula! I cili në pikën më impresionuese të karrierës ke pasur në stadiumin e Peqinit. Për ato që nuk lidhin emrin me figurën, është ai pamjet e të cilit bënë xhiro në media, ku doli si laraskë, se shqiponjë është fjalë e madhe, doli si laraskë me pistoletë për të kapur arbitrin. Me Dash Sulën fiton Shqipëri Shqipëria fiton me Dash Sulën.! Dash Sula është hata fare, Elbasanit në Aleksandër Xhuvanit i prezantohet Dash Shula. Ka qenë deputet në shekullin e kaluar dhe rikthehet si një huligan veteran. Kjo është Shqipëria që fiton me Dash Sulën. O zot, Dash Sula!’- tha Rama.