Kryeministri Edi Rama teksa u pyet nëse ka një datë konkrete se kur do të nisë vaksinimi në masë me vaksinat anti-covid, tha se nuk mund të hedhë fall dhe të hamendësojë. Në një konferencë për mediat, kreu i qeverisë tha se është besim plotë që shumë shpejt do të marrim frymë lirisht në kuadër të vaksinimit, dhe do të nisë vaksinimi masiv.
“Nuk e di, ju e keni më gjithë mend apo është për të bërë një pyetje?! Sepse për këtë temë po flasim dhe po flas çdo ditë. Nuk e di se ça me thënë; ‘A ka një datë?!’. Këtu bëhet fjalë për të siguruar një sasi dozash që garantojnë një fushatë masive çdo ditë vaksinimi. Për sa kohë kjo sasi dozash nuk është në Shqipëri, data që më kërkoni mua është muhabet, hedhim fall.
Jam besimplotë se do të kemi shumë shpejt që të marrim frymë krejt lirisht dhe të nisim një vaksinimin intensiv. Që sezonin veror ta kemi më të lehtësuar nga pesha e infektive. Por datë, më vjen keq, por ka diçka që nuk shkon në pyetje tuaj.”, tha Rama.