Nga Elbasani ku prezanton kandidatët për deputetë të PS-së në këtë qark, Kryeministri Rama komentoi për herë të parë edhe përplasjen fizike mes kandidatit të PD-së Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca.
“E pamë këtu në Elbasan pak ditë më parë dhe ju ftoj të gjithëve që ta shikoni sesi grushtuesi, i një sipërmarrësi si Gjergj Luca, dhunuesi publik i tij të ishte Taulanti, Besiani, cilido qoftë çfarë do të ishte bërë, e sa lumenj llumi dhe baltë do të ishin dredhur në Evropë e sa do të kishin venë kujën. Por ne e kemi të qartë se njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara. Por ato e kanë të qartë se nuk kanë mundësi që ta kenë një shans tjetër. Kanë pasur katër shanse dhe i kanë humbur të katër shanset. Sot janë grumbulluar të gjithë bashkë si kurrë me parë me një koalicion paszgjedhore, kur hynë veç e veç me njëri-tjetrin.
E patë atë si grushtonte si huligan një biznesmen. Është e papranueshme që një përfaqësues i popullit të grushtojë si skuth dhe me rojet e tij një sipërmarrës, punëdhënësin më të madh të Elbasanit. Është e pamundur që qytetaria e Elbasanit të identifikohet me këtë shfaqje të dhunshme me disa shëmbylltara që nuk janë gjëkundi në mundësinë për t’i quajtur pasardhës të një komuniteti ku ka pasur kaq shumë figura të ndritura”, tha Rama.