Gjatë prezantimit të programit për shërbimet për qytetarët dhe biznesin kryeministri Edi Rama ka thumbuar LSI dhe kreun e PD Lulizim Basha.

“Po për dëshmitë e penalitetit a e mbani mend se sa herë u është dashur të paraqiteshit në postë të paguanit 4200 lekë të prisnit 14 ditë teorikisht se pritja mund të zgjaste dhe 14 muaj. Duke rrezikuar të humbisni mundësinë për të aplikur për atë punë të kërkuar.

Sot dëshmia e penalitetit merret pa lëvizur fare. Nga shtëpia pa lëvizur nga vendi edhe nëse je jashtë shtetit me pushimepa asnjë kosto dhe brenda 5 ditësh vjen me vulë elektronike.

Si ishte para 7 vitesh, faktikisht deri përpara se me ndihmën tuaj të hiqnim nga prehri atë që gjënë, se gjë është, që sot është në fytin e lulit që quhet LSI, të rinjtë shqiptarë aplikojnë online për fondin e ekspelencës, Ata që e kanë kaluar këtë aventurë në të shkuarën për të marrë vërtetimin e diplomës sa mund të zgjasë. Sot reuzltatet i merr direkt”, tha Rama.